Ju jeni këtu:  Hyrje  >  Lajme  >  Rajoni  >  Moti i keq në Rodos, hapen varret, zhduken kufomat

Moti i keq në Rodos, hapen varret, zhduken kufomat

Postuar nga:   /  Më 26 Nëntor 2013  /  Në Rubrikën: Rajoni

Moti i keq në Rodos, hapen varret, zhduken kufomatIshulli i Rodosit në Greqi është përfshirë nga Moti i keq, i cili ka shkaktaur edhe viktima.

Sipas mediave vendase, kanë humbur jetën tre persona, ndërsa një mësues 53-vjeçar rezulton i zhdukur prej 4 ditësh dhe sipas informacioneve të fundit, mendohet se trupi i tij është gjetur në brigjet turke.

Ndërkaq imazhe tronditëse vijnë nga varrezat, ku stuhia dhe ujërat kanë shkatërruar dhe hapur varret, duke “përvjedhur” kufomat në fushat aty pranë.

Stuhia dhe reshjet kanë qenë aq të mëdha saqë shtëpitë janë zhytur në ujë dhe banorët përpiqen të shpëtojnë çfarë të mundin prej tyre. Shiu shkatërroi dyqane e shtëpi, ndërsa përfshiu dhjetëra makina, të cilat përfunduan në det.

Nga reshjet e dëndura pati edhe rrëshqitje të tokës duke shkaktuar mbylljen e disa rrugëve në ishull.

Komento

Siri: vdesin më shumë se 11 mijë fëmijë
Siri: vdesin më shumë se 11 mijë fëmijë

Itali, karabinieri vret të riun shqiptar, po ndiqej për vjedhje

Close