Vorio-Epirotët dhe shqiptarët që marrin pension nga shteti grek rrezikojnë t’a humbasin atë. Shumë pensionistë kanë shkuar në vendin fqinj dhe janë marrë me intervista të shumta për të verifikuar qëndrimin e tyre fizik në Greqi. Nga këto masa shtrënguese po digjen edhe ata grekë që jetojnë në Shqipëri, të quajtur ndryshe Vorio-Epiriotë.
Shkurtimet e pensioneve në greqi filluan dy vjet më parë, pasi u vendos kushti që vetëm njëri nga të moshuarit në familje do të mund të merrte pension. Ndërsa këtë vit, Instituti i Bankës Bujqësore të Greqisë (OGA) nuk mjaftohet vetëm me origjinën greke dhe moshen mbi 65 vjeç, për të trajtuar pensionistët me shumën prej 360 eurosh.
Dy prej kushteve që kërkohet të plotësojë çdo i moshuar, qoftë edhe homogjen grek, është prova shkresore se banojnë prej 20 vitesh në territorin e shtetit grek, dhe tjetra që të mos ketë marrë pension në asnjë shtet tjetër, që nënkupton Shqipërinë. Pamundësia e plotësimit të këtyre dy kushteve, ka bërë që pensionin grek ta humbasin masivisht mijëra të moshuar.
Printo Artikullin
Dërgo me Email
Komento Artikullin


Komento